VIDEO/ Shqipëria e përmbytur, justifikimi i Ramës: Me këto reshje edhe Parisi nuk ka çfarë bën

VIDEO/ Shqipëria e përmbytur, justifikimi i Ramës:…

Ndërkohë që qytetarët po vuajnë përmbytjet e ditëve të fundit, gjë që përkeqëson gjendjen e tyre, krahas krizës së shkaktuar nga tërmeti dhe pandemia, Kryeministri Edi Rama, shfajësohet duke thënë se me reshje të tilla shiu edhe Parisi nuk ka çfarë të bëjë.

Rama është ndalur në Lezhë, një nga qarqet më të prekura nga përmbytjet.

I shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, Rama theksoi se falë punës që është bërë nga autoritetet , dëmet e shkaktuara janë të vogla.

“Për tej këtyre detajeve Lezha ka mbajtur shumë mirë. Nëse nuk do të ishte bërë gjithë kjo punë nuk do të ishin evakuuar rreth 40 familje, por shumë e më shumë. Niveli i reshjeve është 2 herë më i madh se në 2010, por gjëja me rëndësi është se kur vjen një intensitet i tillë reshjesh as Parisi nuk ka çfarë bën, por testi është të tërhiqet uji dhe të bëhet mbrojtja e banesave. Kujtojmë se në 2010 u mbushën, palestrat, konviktet dhe u bë hataja”, tha Rama.

burimi: boldnews
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit