VIDEO/ Si nëpër filma. Shoferi ‘luftë’ me gjarprin ndërsa i jepte makinës

VIDEO/ Si nëpër filma. Shoferi ‘luftë’ me…

Një ngjarje e çuditshme është regjistruar në Australi.

Një i ri, që në media identifikohet me emrin Jimmy, është ndaluar nga policia për shpejtësi tej normave.

Por, arsyeja duket se ka qenë mëse e justifikuar.

Ai kishte qenë duke luftuar me një gjarpër në makinë, teksa po i jepte makinës.

I riu kishte bërë një luftë të vërtetë, vetëm me në thikë dhe rrip sigurimi.

Në videon e publikuar, ai duket në panik total.

Dëgjohet gjithashtu teksa i thotë policëve se ka frikë mos gjarpri e ka pickuar.

“Ishte në makinë me mua. mendoj se më ka pickuar. Ndjeje zemrën time si rreh”, dëgjohet të thotë ai.

Ndërkohë polici shkon në pjesën mbrapa të makinës ku gjen zvarranikun e ngordhur. Menjëherë më pas njofton ambulancën, i shqetësuar se mund të jetë një gjarpër vdekjeprurës.

Gjarpri quket kaf lindor. Ky lloj zvarraniku është përgjegjës për 41% të vdekjeve që ndodhin nga gjarpërinjtë në Australi.

Siç shkruajnë mediat një pickim i këtij lloji shkakton vdekjen brenda minutave.

Fatmirësisht, Jimmy nuk ishte pickuar nga zvarraniku.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit