VIDEO/ Si RENEA kapi vrasësit me pagesë nga Elbasani... momenti kur kërkohet thika në lumë

VIDEO/ Si RENEA kapi vrasësit me pagesë…

Pas disa ditësh plot tensin dhe gjak që shoqëruan qytetin e Elbasanit, Policia e Shtetit ka treguar se kur do edhe mund të “godasë”.

Sot Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga operacioni “Shkumbini”, ku u arrestuan autorët e dyshuar të vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Në video shfaqen forcat “RENEA”, që po kërkojnë prova në Lumin Shkumbin.

Siç bëjnë me dije uniformat blu, “RENEA” po kërkon në lumë thikën, me të cilën dyshohet të jetë vrarë në mënyrë makabre Regis Runaj, duke u qëlluar plot 27 herë nga autorët.

Gjatë aksionit të policisë, kanë rënë në pranga dy të rinjtë, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, të cilët janë paguar nga të tjerë për të kryer vrasjet.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit