VIDEO/ Situatë dramatike në Kinë për shkak të motit të keq

VIDEO/ Situatë dramatike në Kinë për shkak…

Përmbytjet kanë goditur provincën qendrore kineze të Henan në orët e fundit. 

Rrugët dhe stacionet e metrosë janë zhytur për shkak të reshjeve të mëdha të shiut ditët e fundit. 

Në një zonë të gjerë të provincës, autoritetet regjistruan 40 cm shi. 

Në Zhengzhou, i gjithë sistemi i metrosë së qytetit u detyrua të mbyllet për shkak të përmbytjes. 

 Të paktën dymbëdhjetë njerëz vdiqën në përmbytjen e metrosë në qytetin e Zhengzhou në Kinën qendrore.

 Kjo u njoftua nga autoritetet lokale, pas publikimit në internet të imazheve të udhëtarëve të zhytur në ujë.

 Qyteti “ka provuar një seri stuhish të rralla dhe të dhunshme që kanë shkaktuar akumulimin e ujit në metronë Zhengzhou”, thanë zyrtarët në kryeqytetin e provincës Henan në një mesazh të postuar në rrjetin social Weibo, duke specifikuar se 12 njerëz u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën.

Autoritetet kanë ngritur gatishmërinë në nivelin 2, për Henan për shkak të rrezikut të përmbytjeve të reja me shiun e madh që vazhdon të bie , ndërsa rreth 100 mijë njerëzit janë evakuuar dhe janë dërguar në vendet që konsiderohen më të sigurta.

Ministria e Menaxhimit të Emergjencave ka dërguar një grup pune në zonat e prekura të Henan për të ndihmuar autoritetet lokale në operacionet e ndihmës ndaj katastrofave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit