VIDEO/ Skandal mjedisor në Librazhd, fabrika e kromit e mikut të Ballës shkarkon ujërat toksik në Shkumbin

VIDEO/ Skandal mjedisor në Librazhd, fabrika e…

Lumi Shkumbin është kthyer në një prej lumenjve më të ndotur të Shqipërisë, ku pasojat i vuajnë në fund edhe plazhet në Lushnjë, Kavajë e Durrës.

Lumin më shumë se sa mbeturinat urbane të disa bashkive, përgjatë shtratit të tij, e ndotin mbetjet toksike nga Kombinati Metalurgjik i “Kurumit” në Elbasan.

Kjo të paktën dihej deri më sot, ku pretendohej se rrjedha e sipërme e tij, pra nga Elbasani drejt Librazhdit dhe Përrenjasit, ishte një rrjedhë e pastër.

Por edhe aty, pikërisht në zonën e Labinot Fushës, një tjetër kompani private, “Rozafa-Fish” e “oligarkut” të vetëshpallur, Gjergj Luca, po e ndoste ujin e lumit me mbetjet e kombinatit të përpunimit të peshkut.

Edhe pse në media pamjet me video bënë xhiron dhe u bënë “virale”, asnjë “gjemb” në këmbë nuk ju fut Lucës, kjo falë edhe lidhjeve të forta të tij me “Rilindjen” dhe “pashain” e rajonit, deputetin socialist Taulant Balla.

Por prej këtij të fundit, dhe “kontributit” për të çuar investime në zonën elektorale Elbasan-Librazhd, pikërisht në qytetin e Librazhdit, rrjedha e Shkumbinit vijon të ndotet.

Aty ndotja është ku e ku më toksike se sa ajo e Lucës me mbeturinat e “Rozafa-Fish”.

Kjo për arsyen se, aty prej disa kohësh ushtron aktivitetin e saj një fabrikë për pasurimin e xeherorit të kromit, i cili grumbullohet në Librazhd nga minierat e zonës, Përrenjasit dhe Gurit të Kuq në Pogradec.

Kjo fabrikë që punon me kapacitet të plotë derdh çdo ditë mbetjet e saj toksike, ujërat e larjes së kromit, nëpërmjet një kanali të hapur në ujërat e lumit Shkumbin.

Një ndotje e tillë ka shkatërruar thuajse totalisht faunën e lumit, por tashmë është kthyer edhe në problem serioz për fermerët që e përdornin këtë ujë për vaditjen e tokave në anët e luginës.    

Një prej fermerëve të zonës, i shqetësuar nga kjo masakër e vërtetë mjedisore, solli në adresën tonë të Facebook, një video denoncuese.

Në videon e tij, fermeri shpjegon edhe me koment ndotjen që po bëhet nga fabrika e pasurimit të kromit, por përmend edhe faktin se e gjitha kjo bëhet edhe me miratimin e kryebashkiakut të Librazhdit, Kastriot Gurra.

Ja mesazhi i plotë i qytetarit nga Librazhdi për “Gazetaatdheu.com”:

“Aq 200 metra nga pedonalia e qytetit. Eshte e kryetari i bashkis ne djeni po nuk be asgje.

Lajn kronin afer shkumbinit. Kromin

Po tolerohet nga kryetari i bashkis. Krim”

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit