Video skandaloze/ Zyrtarët e Medresesë në Shkup fyejnë Adem Jasharin, dëgjojnë muzikë serbe

Video skandaloze/ Zyrtarët e Medresesë në Shkup…

Një video skandaloze po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihen katër zyrtarë të Medresesë “Isa Beu” në Shkup – njëri prej të cilëve është vëllai i kreut të Bashkësisë Islame në Maqedoni Sylejman Rexhepi.

Në këto video duken katër persona që derisa dëgjojnë muzikë serbe fyejnë rëndë Adem Jasharin, duke i thënë edhe se “kush i ka thanë me vdekë për Kosovë.”

Megjithëse po përdhosnin komandantin më të rëndësishëm të luftës, ata besohet që po vinin drejt Kosovës për të marrë certifikatën e veteranit të UÇK-së, shkruan GazetaExpress.

Njëri prej tyre mendohet të jetë i biri i kreut të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, z.Sulejman Rexhepi.

Për një gjë të tillë ka reaguar edhe filozofi Blerim Latifi me anë të një statusi në Facebook.

Ai ka sulmuar kulturën fetare në Maqedoni duke deklaruar se “arabizimi i krerëve fetarë,” në atë vend, “ tanimë është fakt i prekshëm”.

Po ashtu, Latifi ka sulmuar edhe mënyrën se si jepen mirënjohjen për kontributin në luftë. /Boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit