VIDEO/ Socialistët tifozë të Tiranës thumbojnë Erion Braçen, i dhurojnë qeleshen bardheblu në Kuvend

VIDEO/ Socialistët tifozë të Tiranës thumbojnë Erion…

Një moment pikant mes tifozësh, është regjistruar sot në seancën e Kuvendit.

Disa deputetë socialistë, tifozë të Tiranës, me rastin e shpalljes kampion të ekipit të tyre të zemrës, i kanë bërë një dhuratë simbolike zv.kryeministrit Erion Braçe.

Ky i fundit, tifoz i deklaruar i Partizanit, mori një qeleshe me ngjyrat bardheblu, e ku shkruhej “Tirona”.

Këto qeleshe ishin përgatitur dje nga klubi i Tiranës, si dekor për festimin e kampionatit.

Braçe e ka marrë këtë dhuratë nga deputeti Xhemal Qefalia, ndërkohë që videon e ka publikuar Taluant Balla, që në mesazhin e tij shkruan: “Forca Tirona! Edhe Erion Braçe pranon dhuratën e tifozave të Tironës në Grupin tonë, Xhemali, Sadi, Ervini e plot të tjerë. Tirona kampion për ? vjetor!”.

https://streamable.com/h4razx

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit