VIDEO/ Spektakël si në filma, hidhet me makinë nga shkëmbi t’i shpëtojë policisë

VIDEO/ Spektakël si në filma, hidhet me…

Një burrë ka provuar fatin e tij duke u hedhur nga shkëmbi me makinën e grabitur për t’i shpëtuar policisë.

Kjo ngjarje na kujton edhe filmin e famshëm të Hollivudit, Telma & Luiza, ku dy protagonistet hidhen me makinë nga shkëmbi.

Ngjarja ka ndodhur në Sata Cruz, SHBA, ku policia u vu në ndjekje të një personi.

Personi në fjalë kishte qëlluar me armë në ajër dhe më pas kishte grabitur një makinë.

Policët e zonës u përpoqën ta ndalin personin në fjalë por ishin të pasuksesshëm dhe i’u desh të lejonin departamentin vendor të policisë të merrte përsipër ndjekjen me shpejtësi 160 kilometra në orë.

I dyshuari i çoi shumë larg gjërat kur u përpoq të shmangte policët dhe përfundimisht u hodh nga shkëmbi me gjithë makinë.

Burri mbijetoi mrekullisht nga rënia, arriti të shpëtojë nga makina që po fundosej për t’u arrestuar pak më pak nga policia.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit