VIDEO/ “S’ta jap dot se …”, Kryeministri refuzon të moshuarin, harron se pak sekonda më para një tjetri ia dha dorën

VIDEO/ “S’ta jap dot se …”, Kryeministri…

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë vizituar stendat e ngritura në Koplikut të Shkodrës, ku po vaksinohen të moshuarit +70 vjeç.

Teksa Kryeministri kalonte mes të moshuarve, nujk munguar urimet e tyre ndaj shefit të qeverisë dhe të shumtë ishin ata që kërkonin t’i jepnin dorën Ramës.

Mirepo kryeministri vendosi të mos ia jepte dorën. Njëri prej tyre madje i zgjat dorën dhe kryeministri refuzon, duke i thënë se “dorën nuk dta jap dot se …”

Në fakt, vetëm pak sekonda para refuzimit të këtij të moshuari, Rama nuk ia doli dot të mos ia jepte dorën një tjetri, i cili ia kap dorën kryeministrit dhe ky i fundit harron dhe e lëviz dorën instiktivisht.

Prej ditësh tashmë, vendi ynë ka hyrë në një proces vaksinimi masiv, teksa në vendin tonë kanë ardhur mbi 100 mijë doza të vaksinës kineze Sinovac, krahas dozave të tjera Pfizer, Astra Zeneca, Sputnik V. Qeveria ka premtuar vaksinimin e 500 mijë personave deri në qershor 2021.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit