VIDEO/ Stresi dhe Finemi ‘mbi’ Policinë e Shtetit/ Xhirojnë gomat me shpejtësi marramëndëse

VIDEO/ Stresi dhe Finemi ‘mbi’ Policinë e…

Kohët e fundit po qarkullon shprehja “Frikë jo, kujdes po!”, ama siç duket “VIP-at” tanë nuk kanë as kujdes dhe as frikë.

Reperi Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit si Stresi ka publikuar disa video ku shihet teksa xhiron gomat në rrugët e Tiranës.

Po ashtu në një video tjetër, Stresi tregon momentet e adrenalinës nga brenda makinës, teksa e nget me një shpejtësi marramendëse.

Në video protagonist është dhe reperi tjetër i njohur si Finem dhe nga sa kuptohet nga deklaratat e tyre mësohet se ata kanë qenë gjatë xhirimeve të klipit të ri.

Ndërkohë një video tjetër, ku shihet sërish Stresi duke xhiruar gomat është filmuar dhe nga ish-deputetja e PD, Mimoza Hajdarmataj.

Nga ana tjetër ende nuk dihet nëse dy reperat kanë marrë leje nga Policia, për xhirimin e skenave që janë të rrezikshme për qytetarët e tjerë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit