VIDEO/ Super-makina luksoze me targa ruse, parada e adoleshnëve në mbrëmjen e maturës të qytetit Verior...

VIDEO/ Super-makina luksoze me targa ruse, parada…

Adoleshentët në periudhën e shkollës së mesme krijojnë gjithë farë ëndrrash dhe fantazish për jetën e tyre, por edhe realizojnë çmenduri nga më të paparat.

E gjithë kjo eksperiencë në disa vite rritjeje dhe përpjekjesh kulmon me maturën, e cila për ta përbën edhe stacionin për t’u hedhur në një fazë të re.

Vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë të shumë çmendurive që kanë bërë adoleshentët në Shqipëri, sidomos në fazën e maturës dhe më tepër në mbrëmjet e maturave.

Nuk kanë munguar as rastet e tragjedive të maturantëve, kur situata u ka dalë nga kontrolli nga euforia e moshës por edhe çmenduritë e bëra.

Pikërisht matura 2020 e cila këtë vit është e pazakontë edhe për shkak të koronavirusit, ka shënuar disa raste të çuditshme festimi.

E tillë ka qenë një festë mature në Shkodër, ku maturantët të përgatitur për ta festuar sa më bukur, kanë organizuar një paradë me mjete super-luksoze në qytet.

Autovetura të modeleve të fundit si “Audi Q7”, “Mercedes-Benz AMG”, “BMW X5”, “Golf 6” etj., janë filmuar teksa përdoreshin nga maturantët që shkonin në mbrëmje.

Por ajo që ka çuditur kureshtarët kanë qenë targat e shumta ruse që mbanin mjetet luksoze të maturantëve.

Të jenë futur nga Mali i Zi këto autovetura? Apo të jenë targa false…?? Ndiqni videon…:

/Burimi: JOQ-Albania/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit