VIDEO/ Të ulur në autobuz, adoleshenti filmohet duke i vënë flakën flokëve të një gruaje

VIDEO/ Të ulur në autobuz, adoleshenti filmohet…

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në një linjë urbane në San Francisco, SHBA, ku një adoleshent është kapur nga kamerat e sigurisë duke i vënë flakën flokëve të një gruaje në autobus.

Në pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare, shihet që adoleshenti mban një çakmak në pjesën e pasme të kokës së gruas me qëllim për t’i vënë flakën.

Megjithatë nuk është plotësisht e qartë masa në të cilën janë djegur flokët e gruas apo nëse ajo ka marrë lëndime.

Ngjarja u raportua nga shoferi i autobusit, por në momentin kur policia mbërriti, gruaja dhe adoleshenti ishin larguar që aty.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit