VIDEO/ Tenton të vjedhë një makinë, gjatë largimit qëllon me armë, ekzekutohet në vend 25-vjeçari

VIDEO/ Tenton të vjedhë një makinë, gjatë…

Policia në Illinois të SHBA-ve ka qëlluar një burrë i cili kishte vjedhur një veturë në pompën e derivateve dhe tentoi të arratiset para syve të tyre – duke lëvizur nga mbrapa me shpejtësi dhe duke tërhequr zvarrë me veturë njërin nga zyrtarët policorë.

Pamjet e regjistruara nga kamerat e vendosura në uniformat e policisë, shfaqin De Shaën Tatum, 25-vjeç, duke vrapuar në drejtim të Rock Island para se të vidhte veturën nga një kalimtar rasti në një pompë të derivateve – ku nga frika e madhe se do të përfundojë në pranga duke ikur tërhoqi zvarrë dy policë që i përplasi për murin e pompës.

Aty intervenuan policët tjetër që filluan të shtien mbi veturën në të cilën gjendej i dyshuari, dhe që fillimisht ishte ai që hapi zjarr mbi policët.

Për të dyshuarin ishte lëshuar një flet arrest pasi ishte në arrati dhe ishte parë duke injoruar urdhrat e policisë që të ndalet dhe të hedh në tokë revolen.

Megjithatë si pasojë e të shtënave Tatumi ka ndërruar jetë në spital disa orë më vonë nga plagët në kokë dhe gjoks, kurse pas hetimit të rastit policët kanë gjetur në veturën e të dyshuarit edhe një karikator të mbushur me plumba 9 mm.

VIDEO

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit