Video-Tërmeti i fuqishëm shkund vendin, kryeministrja ishte në intervistë live, si e kaloi momentin e sikletshëm

Video-Tërmeti i fuqishëm shkund vendin, kryeministrja ishte…

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ishte duke u intervistuar drejtpërdrejt në TV mëngjesin e të dielës, kur i gjithë vendi u godit nga një tërmet me fuqi të konsiderueshme.

Lëkundjet mund të shiheshin qartë edhe në videon e mëposhtme dhe Arden për një moment u duk e trazuar, por e kaloi shpejt dhe vazhdoi intervistën duke thënë se ishte në një vend të sigurtë dhe se nuk gjendej poshtë ndonjë llambe të varur.

Tërmeti me magnitudë 5.6 ballë goditi rreth 90 km në veri të kryeqytetit, Ëellington, në orën 08:00 me kohën lokale. Ai u ndje në mbarë vendin, por nuk pati raporte për dëme apo lëndime në njerëz.

Zelanda e Re ndodhet në të ashtëquajturën Unazë e Zjarrit në Paqësor, një zonë kjo me aktivitet të fortë sizmik, kështu që goditet rregullisht nga tërmetet. Ndërtesat e saj janë krijuar për t’i bërë ballë lëkundjeve të tilla.

/Faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit