VIDEO/ Thumbimet nuk shterojnë kurrë, lojtari i Tiranës i ngre trofeun para autobusit të Partizanit

VIDEO/ Thumbimet nuk shterojnë kurrë, lojtari i…

Tirana festoi dje zyrtarisht fitimin e titullit të 25-të në histori, por si gjithmonë, te bardheblutë nuk ka festë pa ngacmime për rivalin historik, Partizanin.

Dhe ditën e djeshme, ishte dhe rastësia që ia bëri gati ‘thumbimin’.

Teksa lojtarët e Tiranës po dilnin nga stadiumi ‘Air Albania’ ku për shumë gjatë vijuan festimet, në sheshin ‘Nënë Tereza’ po kalonte autobuzi i Partizanit, që po kthehej nga transferta në Korçë.

Ishte Grent Halili që në ato momente kishte trofeun në duar, dhe e ngriti lart drejtuar nga autobusi i “demave të kuq”.

https://streamable.com/d9ilv3

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit