VIDEO/ Tifozi 102-vjeçar bëhet hit në rrjet, mposht koronavirusin dhe ja çfarë bën kur del nga spitali

VIDEO/ Tifozi 102-vjeçar bëhet hit në rrjet,…

Edhe pse në moshën 102-vjeçare, një i moshuar brazilian ia doli të mposhtë koronavirusin.

Burri i moshuar është edhe tifoz i klubit të njohur Flamengo.

Pasi ishte shëruar plotësisht, tifozi fanatik u largua me duartrokitjet e punonjësve të spitalit dhe familjes.

Gjithë kjo skenë ndodhi teksa 102-vjeçari po dilte veshur me bluzën kuqezi të Flamengos.

Ai po këndonte edhe himnin e klubit brazilian ndërkohë.

Menjëherë pasi doli nga spitali,  ai arriti të shohë edhe derbin mes Flamengos dhe Fluminenses,  duke iu gëzuar fitores të skuadrës të tij të zemrës.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit