VIDEO/ Tiranë, zjarr i përmasave të mëdha në Kashar, ja arsyeja dhe vendi...

VIDEO/ Tiranë, zjarr i përmasave të mëdha…

Një zjarr i përmasave të mëdha sapo ka rënë përpara pak çastesh në periferi të kryeqytetit në zonën e Kasharit.

Retë e zeza të tymit që është ngritur deri tej në qiell kanë mbuluar të gjithë zonën përreth Kasharit dhe “Astirit”, ku pak më parë u nisën edhe zjarrfikëset për shuarjen e tij.

Burime nga vendngjarja që kanë sjellë edhe disa video, i thanë “Gazetaatdheu.com” se, zjarri kishte rënë në një pikë grumbullimi të automjeteve të vjetra.

Nuk dihen ende mirë shkaqet e rënies së zjarrit, nëse është aksidental apo i qëllimshëm.

Kjo i mbetet policisë dhe organeve të hetimit që kanë shkuar në vendngjarje, dhe pas fikjes së zjarrit do të nisin punën për zbardhjen e rrethanave.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit