VIDEO/ Tornado e frikshme, miliona mushkonja bllokojnë diellin në Rusi

VIDEO/ Tornado e frikshme, miliona mushkonja bllokojnë…

Pamjet e miliona mushkonjave që ngjajnë sikur kanë formuar një ‘tornado’ kanë përhapur panik në një zonë në Rusi.

Fenomeni u filmua në bregun lindor të Kamchatka, duke shkaktuar frikë midis vendasve.

Ekspertët thanë se vendasit nuk duhet të shqetësohen për këtë grumbullim, i cili ishte një “fenomen bashkimi”.

Këto janë mushkonja meshkuj që grumbullohen rreth femrave për t’u çiftuar – nuk ka asgjë të keqe në këtë,” tha Lyudmila Lobkova.

Mushkonjat e gjinisë mashkullore ‘nuk i sulmojnë njerëzit’, tha ajo. Banorët shprehen se janë mësuar me fenomene të tilla, por nuk ka ndodhur kaq dendur sa sivjet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit