VIDEO/ Trafik i dendur në hyrje të Tiranës, qindra makina të bllokuara me orë të tëra

VIDEO/ Trafik i dendur në hyrje të…

Një trafik i dendur është krijuar në hyrje të Tiranës ditën e sotme si pasojë e punimeve që vazhdojnë në Unazën e Tiranës.

Qindra makina presin në radhë për orë të tëra, me gjatësinë e trafikut që shtrihet me kilometra të tëra në autostradën Tiranë-Durrës.

Sic shihet dhe nga videot e mëposhtme, trafiku është tepër i madh dhe situata të jep përshtypjen e një kaosi rrugor.

Një situatë e ngjashme është raportuar dhe një ditë më parë, kur qytetarët , shumica e të cilëve ktheheshin nga një fundjavë në detin e Durrësit, priten me orë të tëra për tu futur në kryeqytet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit