VIDEO/ Tragjedia në Himarë, familjarët shpërthejnë në lot te dera e spitalit

VIDEO/ Tragjedia në Himarë, familjarët shpërthejnë në…

Tragjedia e ndodhur vetëm pak orë më parë në Himarë, ka sjellë momente trishtuese te familjarët e gruas së ndjerë që sot humbi jetën si pasojë e stuhisë në det.

Me lot dhe dhimbje te dera e spitalit në Himarë, kanë pritur familjarët lajmin e kobshëm për fatin e të afërmes së tyre.

Tre pjesëtarë të një familjeje dhe një person tjetër i katërt, kishin dalë në det për të mbledhur rrjetat e peshkimit, kur varka e tyre u përmbytu.

Fatkeqësisht trupi i një gruaje është gjetur i mbytur, ndërsa tre personat e tjerë janë shpëtuar mrekullisht.

Lidhur me ngjarjen ka folur edhe një i afërm i familjes.

Ai tha se ata punonin familjarisht në peshkim, ndërsa kishin ardhur në Himarë pas nisjes së sezonit.

Teksa ai flet, pranë tij e motra e gruas së mbytur shihet teksa shpërthen në lot.

I afërmi shprehet:

“Mua më njoftoi nipi, babë e bir ishin më rëndë, ndërsa djali tjetër është më rëndë, të shoqen nuk e kanë gjetur akoma.

Punonin me varkë, kishin dalë për të mbledhur rrjetën familjarisht.

Nuk janë nga Himara, kanë nja 2-3 vjet që punon këtu”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit