VIDEO që po trondit botën/ Kryebashkiaku 'ja heq vetes' në një rrugicë 'qorre'

VIDEO që po trondit botën/ Kryebashkiaku ‘ja…

Kryebashkiaku i një prej qyteteve më të rëndësishme në planet vetëvritet në një rrugicë si një barbon.

Kjo ngjarje ka tronditur dhe ka pushtuar faqet e para të medieve botërore.

Park Won-soon ishte kryebashkiaku i Seulit, kryeqytetit të Koresë së Jugut.

Kjo video tregon momentet e fundit të kryebashkiakut 64-vjeçar, përpara se të vrasë veten.

Ai është veshur me xhaketë të errët dhe kapele, teksa shkon në vendin ku do vrasë veten.

Gjithçka ndodhi pas akuzave që i bëheshin për ngacmim seksual.

Kryebashkiaku la pas një shënim për familjen, ku u kërkon falje. Por ai nuk pranon akuzat për ngacmim seksual që i bëheshin.

“Kërkoj falje për këdo. Falënderoj këdo që ishte me mua gjatë këtij udhëtimi të jetës.

Më vjen keq për familjen, të cilës i kam shkaktuar dhimbje”,- thuhej në letrën e tij.

Një nga sekretaret e tij prej një kohe të gjatë, e kishte akuzuar për ngacmim seksual gjatë punës.

Ajo pretendonte se ai e kishte përqafuar dhe se, i kishte dërguar selfie me të brendshme.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit