VIDEO TRONDITËSE/ Talebanët ekzekutojnë 22 komando afgane

VIDEO TRONDITËSE/ Talebanët ekzekutojnë 22 komando afgane

Disa komando afgane kanë rënë në duart e talebanëve dhe për rrjedhojë janë ekzekutuar.

Pamjet e marra në qytezën Daulat Abad, në provincën veriore Faryab më 16 qershor, erdhën pas një beteje madhore mes forcave talebane dhe atyre afgane.

Forcat qeveritare kishin ardhur për rimarrjen e qytetit, duke përfshirë dhe trupa elitare të stërvitura nga SHBA, por ato shpejt ato ishin rrethuar ndërsa përforcimet e mbështetja ajrore nuk erdhën në kohë.

Militantët thonë se komandot u kapën pasi u mbaroi municioni, ndërsa burime të tjera thonin se ato u vranë gjakftohtësisht pa luftë.

Zhvillimi vjen në kohën e një ofensive të gjerë të militantëve vendas talibanë menjëherë pas largimit të forcave amerikane nga vendi. Islamistët po përpiqen të bindin trupat qeveritare të braktisin postet me premtimet e lejimit të kthimit në shtëpitë e tyre.

Në një moment, talebanët dëgjohen duke thënë “Allahu Ekber” dhe qëllojnë në drejtim të komandove. Ata nuk kishin marrë mbështetje ajrore apo përforcime megjithë premtimet e qeverisë. Talibanët thanë se 24 komando ishin kapur e po mbaheshin të burgosur, por nuk mund të jepnin prova për këtë për median e njohur CNN.Talebanët po tentojnë të paraqesin veten sikur kanë ndryshuar dhe po e shohin veten si konkurrentët më potencialë për të marrë frenat e qeverisë së Afganistanit.

Presidenti amerikan ka deklaruar se e ardhmja në Afganistan është e pasigurt, ndërsa ka shtuar se i takon popullit afgan të vendosë për vetveten.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit