VIDEO/ 'Túnel' me flàkàdanë dhe këngë në aeroport, shikoni si tifozët presin heronjtë e Tiranës

VIDEO/ ‘Túnel’ me flàkàdanë dhe këngë në…

Tirana arriti dje një fitore të madhe në transfertë, 0-2 ndaj Dinamo Tbilisit, duke u kualifikuar për në turin e dytë të Champions League.

Fitorja ishte e madhe për të gjithë tifozët bardheblu, që prej vitesh nuk shihnin paraqitje të tilla në arenën europiane.

Menjëherë pas ndeshjes, ekipi është kthyer me charter drejt Shqipërisë, dhe në orët e para të mëngjesit të datës 20, është ulur në aeroportin ‘Nënë Tereza’.

Disa dhjetëra tifozë ishin të pranishëm në ambientet e jashtme, me flamuj e shaje, duke pritur siç i ka hije kampionët e Shqipërisë.

Duke kënduar, ata pritën lojtarët dhe stafin, ndërkohë që nuk munguan as fotot e rastit.

Më tej, teksa autobusi i skuadrës po udhëtonte nga aeroporti drejt Tiranës, në rrugën që të nxjerr drejt autostradës, një grup tjetër tifozësh kishin rezervuar një tjetër surprizë për ekipin.

Ata ishin rreshtuar në të dy krahët e rrugës, duke formuar një ‘túnel’, dhe ndezèn disa dhjetëra flakadanè, duke formuar një dekor mjaft të bukur, ndërsa autobusi i ekipit kalonte në mes.

Tirana do të luajë ndeshjen e dytë në datën 25 korrik, në Tiranë përballë serbëve të Crvena Zvezdës.

https://streamable.com/w3v1z2

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit