VIDEO/ Turistes në pyll i afrohet ariu, ajo nxjerr celularin për një selfie, por...

VIDEO/ Turistes në pyll i afrohet ariu,…

Një grup alpinistësh e ruajtën qetësinë e tyre dhe madje arritën të rrëmbejnë një selfie kur një ari i zi kurjoz iu afrua atyre gjatë një shtegu në Meksikë.

Ngjarja e pazakontë raportohet se ka ndodhur në një shteg të famshëm shëtitjeje në Parkun Ekologjik Chipinque.

Ai ndodhet në San Pedro Garza García, sipas një personi që ndau videon.

Pamjet tregojnë një grua në këmbë, ndërsa një ari i zi qëndron në këmbët e tij të pasme dhe i afrohet duke e nuhatur atë.

Pas saj, dy alpiniste të tjerë femra, arrijnë të qëndrojnë të qeta ndërsa shikojnë ariun që inspekton shoqen e tyre.

Ariu ulet në tokë, por papritmas ngrihet përsëri në këmbët e tij të pasme dhe shtyn veten drejt gruas.

Kalimtarët u përpoqën ta shpërqendronin ariun e zi, por ai ishte i preokupuar me nuhatjen e kokës së gruas.

Ndërkohë, gruaja përfiton nga ai moment i pabesueshëm dhe nxori celularin e saj, duke shkrepur një selfie.

[ngg src=”galleries” ids=”199″ display=”basic_imagebrowser”]/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit