VIDEO/ U pikas në lokalin e saj në Prishtinë, momenti kur efektivët ‘mbërthejnë’ këngëtaren Fjolla Morina

VIDEO/ U pikas në lokalin e saj…

Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e sotme këngëtaren e njohur Fjolla Morina në Prishtinë.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme Fjolla Morina është pikasur në lokalin e saj në lagjen Emshir të kryeqytetit, ku dhe është arrestuar më pas nga efektivët e policisë.

Kujtojmë se këngëtarja kosovare është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Kjo vjen si pasojë e një arrestimit të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u zu me dy revole në veturën e saj, shoqëruar nga dy bashkëudhëtarë meshkuj.

Morina ishte mbajtur në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, ndërkohë vetëm në prill të këtij viti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit