VIDEO/ Uji derdhet sheshit nga tubacioni i çarë, denoncimi: UKT abuzon me qytetarët, Lali COVID-it ia paguajmë dyfish

VIDEO/ Uji derdhet sheshit nga tubacioni i…

Lali Eri doli disa ditë më parë ku me bujë të madhe tregonte se për qytetarët e Tiranës tashmë do ketë ujë 24 orë.

Kjo jo vetëm që nuk ka ndodhur, por ka akoma zona në Tiranë që kanë ditë pa ujë, lëre pastaj të kenë 24 orë në ditë, siç raportuam dje për rastin e zonës së Senatoriumit.

UKT gjithashtu ka nisur një aksion këto ditë, për të gjobitur të gjithë ata qytetarë apo biznese që shpërdorojnë ujin për të lagur rrugë apo ambiente.

Por, tek bashkia e Veliajt kapen vetëm me qytetarët, dhe harrojnë detyrat e tyre.

Për “GazetaAtdheu”, një qytetar ka sjellë sot një denoncim me video, ku shihet një tubacion i çarë, tek zona e Thesarit.

Asnjë punonjës nuk shihet për të marrë masa e për të ndaluar këtë shpërdorim të ujit, ndërkohë qytetarët e paguajnë dyfish.

Denoncimi i qytetarit:

Vazhdon tek thesari ukt te abuzoje me qytetaret pasi uji i pishem ja paguajm lali covit dopjo

Ju lutem anonim

Sot rreth ores 10 te paradites

https://streamable.com/fgyrk4

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit