VIDEO/ Ultrasit e Tiranës publikojnë këngën emocionuese për 100-vjetor: Ashtu si nona që na rriti, ashtu të dum dhe ty...

VIDEO/ Ultrasit e Tiranës publikojnë këngën emocionuese…

2020 është një vit i veçantë për Tiranën, ku klubi feston 100 vjetorin e krijimit.

Ky vit jubile u mbyll në formën më të mirë, duke fituar kampionatin, ndërkohë sot bardheblutë kërkojnë edhe Kupën e Shqipërisë, për të përmbyllur një vit ëndrrash.

Për këtë vit të veçantë, edhe tifogrupi “Tirona Fanatics”, kanë realizuar një këgë për 100-vjetor.

“Si nona që na rriti, ashtu të dum dhe ne ty.,..Persekutime, dhoma rrajoni, t’errta”, janë disa prej rreshtave të këngës së ultrasve bardheblu për themelimin e klubit më të suksesshëm të futbollit shqiptar.

Kjo këngë vjen pak ditë pas publikimit të këngës së re të Tiranës “Bardh’ e blu”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit