VIDEO/ Uragani ‘Ida’, Biden shpall Luizianën në ‘gjendje katastrofe’

VIDEO/ Uragani ‘Ida’, Biden shpall Luizianën në…

Më shumë se 1 milion njerëz në Luiziana kanë mbetur pa energji elektrike që kur Uragani Ida goditi shtetin, sipas PowerOutage.us, i cili monitoron ndërprerjet e energjisë në Shtetet e Bashkuara.

Gjithsej 1,002,184  klientë të Kompanisë Elektrike të Luizianës kanë mbetur pa energji elektrike në orët e para të ditës së sotme, më 30 gusht, sipas faqes së internetit.

Uragani Ida goditi Luizianën nga Gjiri i Meksikës dje, të dielën, si një stuhi e fortë e kategorisë 4.

Energjia elektrike u ndërpre mbrëmë në të gjithë zonën metropolitane të New Orleans , njoftoi kompania Entergy Louisiana.

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka shpallur Luizianën në gjendje katastrofe të madhe dhe ka urdhëruar ndihmë federale për të mbështetur përpjekjet për rehabilitimin e zonave të prekura nga uragani Ida, njoftoi ai të dielën mbrëma.

Ndihma do të përfshijë “donacione për strehim të përkohshëm ose riparime në shtëpitë e dëmtuara, hua me interes të ulët për të mbuluar pronën e pasiguruar dhe programe të tjera për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset të shërohen nga fatkeqësia”, shpjegoi presidenca amerikane.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit