VIDEO/ Vazhdojnë të digjen pyjet me pisha të Gramshit, zjarrfikësit kërkohet ndërhyrje nga ajri, por...

VIDEO/ Vazhdojnë të digjen pyjet me pisha…

Temperaturat e larta që kanë nisur bahkë me mujin gusht, përveç dyndjeve në plazhe kanë çelur edhe sezonin e zjarreve në pyjet e vendit.

Prej disa ditësh qindra hektare me pyje dhe me kullota po përcëllohen në mbarë vendin, por për qeverinë “Rama” mjafton kriza e koronavirusit dhe ajo e zgjedhjeve.

Qeveria nuk ka ngritur asnjë “Shtab emergjence” dhe as strukturat e Emergjencave Civile, deri tani nuk kanë lëvizur as “gishtin e vogël”, për t’u ardhur në ndihmë njësive të zjarrfikësve lokalë.

Këta të fundit po luftojnë si të munden me flakët që kanë përpirë malet dhe pyjet.

Në shumë raste nga strukturat lokale të zjarrëfikëseve është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri, për shkak të terreneve të thyer.

Por helikopterët e Oltës, ose janë me defekte të mbetur arave të Italisë, ose janë angazhuar në transporte qeveritare në linjën Dhërmi-Tiranë, vajtje-ardhje.

Nisur nga kjo situatë, në disa zona, zjarrëfikësit e kanë marrë vet më këmbë malin, si në rastin e efektivëve të Gramshit, të cilët të ndihmuar edhe nga kolegë nga Elbasani e Cërriku kanë shkuar në mal për të shuar zjarret si të munden.

“Gazetaatdheu.com” ka sjellë sot një video pikërisht nga këta efektivë, që me sende rrethanore dhe me vegla krahu, janë nisur për në pyjet që po digjen në malet e Koshnicës, në fshatin Siman.

Situata është shqetësuese, pasi flakët në disa zona u janë afruar edhe banesave.

Flakët janë pranë fshatit Siman dhe sot situata duket edhe më serioze.

Nga flakët janë shkrumbuar pisha dhe një numër i madh pemësh.

Terreni është shumë i vështirë për zjarrfikësit dhe shihet që e vetmja zgjidhje është ndërhyrja nga ajri.

Por deri tani nuk është bërë asnjë lëvizje për këtë gjë, dhe duket se sytë nuk duhen mbajtur nga qielli…

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit