Video virale| Plas keq sherri pranë gjykatës, shkopinj, grushte e karrige kokës mes grupeve

Video virale| Plas keq sherri pranë gjykatës,…

Një grup personash janë përfshirë në një ngjarje aspak të zakonshme paraditen e sotme.

Gjithçka ndodhi pranë godinës së Gjykatës së Selanikut. Dy grupe të mëdha janë konfliktuar dhunshëm mes tyre, ndërsa u desh ndërhyrja e policisë për t’i ndarë. Në videon e publikuar nga një media greke shihen që gruper përdorin shkopinj, copa druri, madje edhe karriget e lokaleve që ishin aty pranë, për të dëmtuar njëri-tjetrin.

Si pasojë e përleshjeve, në zonë u shkaktuan dëme të mëdha materiale. Shumë xhama biznesesh dhe automjete janë dëmtuar.

Policia ka shoqëruar 23 persona. Nga hetimet paraprake, dyshohet se përplasjet mes tyre ndodhën për një çështje që po gjykohej. Për pasojë, një person mori lëndime të rënda në kokë, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit