Video Virale/ Shqiptari i mburret gazetares greke: Unë i fika zjarret, ne kalojmë përmes flakëve

Video Virale/ Shqiptari i mburret gazetares greke:…

Greqia po përballet me një situatë të rëndë për shkak të flakëve të shumta në pyjet e saj, por pavarësisht kësaj, nuk kanë munguar edhe episodet humoristike.

Një gazetare greke ishte duke transmetuar live situatën nga flakët, kur ka parë një makinë që ecte në vendin ku po binin zjarret.

Gazetarja e pyeti qytetarin sesi ishte gjendja, por përgjigja ishte befasuese: “Shumë e mirë, shumë e mirë është gjendja. Të gjithë zjarrin e fika unë”, tha ai.

Më pas gazetarja e pyet nëse është zjarrfikës apo vullnetar, ndërsa emigranti shqiptar i përgjigjet: “Jo nuk jam, shqiptar jam. Kam punuar këtu kam marrë lekë. Vetëm shqiptari kalon në mes të flakëve.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit