VIDEO/ Vrasja e Xhuljano Bullarit në Babicë të Vlorës, i ati e mëson lajmin nga lidhja direkte e gazetarit në TV, reagimi i tij është i prekës

VIDEO/ Vrasja e Xhuljano Bullarit në Babicë…

Mëngjesin e sotëm në Babicë të Vlorës u gjet i pajetë në një makinë tip “Fiat” 25 vjeçari Xhuljano Bullari, i cili ishte qëlluar me 3 plumba, 1 në kokë dhe 2 në trup.

Fillimisht policia nuk ka mundur ta identifikojë të riun për shkak se ai nuk kishte dokumenta identifikimi me vete, ndërkohë që kanë qenë familjarët që e kanë identifikuar 25 vjeçarin.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video mjaft prekëse, ku shihet se si baba ii 25 jeçarit e kupton nga lidhja direkte e gazetarit të Syri Tv nga Komisariati i Policisë se viktima është djali i tij.

Reagimi i tij është mjaft i dhimbshëm dhe prekës, pasi ka mësuar se i biri tashmë ka ndërruar jetë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit