VIDEO/ WtF! Nëna denoncon skandalin me kukullën e vajzës: Lëshon tinguj seksualë kur e prek në mes të...

VIDEO/ WtF! Nëna denoncon skandalin me kukullën…

Nuk mund të themi nëse kjo është një politikë e mirëorganizuar dhe e paramenduar për të shkatërruar familjet dhe fëmijët, por shumë kompani që prodhojnë lodra, kanë njerëz perversë.

Videoja e një nëne nga SHBA, është bërë virale në mediat sociale, ku ajo tregon se si një kukull që i ka blerë vajzës së saj të vogël, për ditëlindje, e kishte lënë pa fjalë…

Ajo që dukej si një kukull normale për femijë,  tregon në një video nëna e quajtur Jamie Nelson Cornaby, pas një inspektimi nga afër shikon se ka një dukuri tepër të çuditshme dhe aspak të zakonshme për një lodër.

Kukulla e vajzës së saj kishte një buton në pjesën intime në mes të dy këmbëve, ku pasi e shtypje, lëshonte pasthirrma seksuale.

“Unë po ia tregoja burrit tim dhe dëgjova disa tinguj të tjerë që nuk i kisha dëgjuar kurrë më parë.

Nëse shikoni, këtu poshtë është një buton, këtu në pjesën intime të saj.

Nëse e shtyp ajo lëshon këto tinguj…

Unë e di se disa prej jush mund të mos mendojnë se kjo është një gjë e madhe, por kjo është e gabuar!”- ka sqaruar gruaja në reagimin e saj.

Gruaja e irrituar vazhdon: “Si fillim, nuk thuhet asgjë në lidhje me këtë buton në kutinë e ambalazhit, asgjë, por butoni është aty dhe bën një tingull gazmor kur ju prekni pjesët e saj private.

Për mua është njëlloj si tingujt seksual dhe është aq shqetësuese. Kur e ul, bën edhe tinguj të tjerë qesharakë!”

Pas videos virale, një nga mikeshat e Cornaby dhe burrit të saj, Xhesika McManis, nisi një peticion ku i kërkoi prodhuesit të ndalonte shitjen e këtyre kukullave.

Më shumë se 360,000 njerëz kanë nënshkruar peticionin, duke thënë se, kukulla ishte e papërshtatshme dhe shëmtuar.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=6&v=x04VWk2reCU&feature=emb_title

/Burimi: Daily Mail/ Gazetaatdheu.com/

 

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit