VIDEO/ Young Zerka dhe Fifi publikojnë bashkëpunimin e tyre

VIDEO/ Young Zerka dhe Fifi publikojnë bashkëpunimin…

Në këtë sezon veror shumica e artistëve shqiptarë kanë filluar lançimin e projekteve të tyre.

Së fundmi, ishin këngëtarja Fifi dhe reperi Young Zerka të cilët kanë bashkuar fuqitë e tyre për të sjellë diçka të veçantë.

Përmes postimeve në rrjetin social Instagram, dyshja kanë publikuar vazhdimisht sekuenca të shkurta nga dueti i tyre.

“Pa Galje” titullohet kënga, instrumentalin e së cilës e ka bërë Cekic Beatz, ndërsa tekstin e kanë shkruar vetë artistët.

Duke përshkruar një histori dashurie, Fifi dhe Young Zerka janë parë me plot stil në klipin veror.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit