VIDEO/ Zjarri përvëlon Karaburunin, helikopterët e ushtrisë 'hidhen në sulm' për shuarjen e flakëve

VIDEO/ Zjarri përvëlon Karaburunin, helikopterët e ushtrisë…

Që prej mëngjesit të ditës së sotme një zjarr masiv ka pushtuar pyjet në gadishullin e Karaburunit në Vlorë, duke djegur qindra hektarë pyje e shkurre.

Zjarri që në fillim u bë objekt i fotove dhe videove të qindra pushuesve dhe banorëve të Vlorës, të cilët vërshuan në rrjetet sociale.

Por deri në orët e mesditës, askush nuk u kujtuar për flakët që po shpërhapeshin edhe me ndihmën e erës së fortë në zonë.

Por kur flakët i janë afruar këtë pasdite zonës rreth bazës së Pashalimanit, duket se rëndësia e saj, ka detyruar forcat e ushtrisë që të thërrasin në ndihmë helikopterët me kovat fikse të zjarrit.

Siç shikohet edhe nga pamjet filmike, helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë nisur një operacion për shuarjen vatrës masive të zjarrit.

Një helikopter i Forcës Ajrore i pajisur me një mjete të posaçëm fikës, është përfshirë në operacion.

Sipas raportimeve të deritanishme zjarri nuk rrezikon bazën detare të Pashalimanit.

Dyshohet se zjarri mund të jetë vënë ose nga barinjtë e zonës, ose nga ata që kërkojnë tokë për ndërtim.

/Gazetaatdheu.com/
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit