VIDEO/ Zonja e Parë viziton Gardën Kombëtare, dhe i falenderon ata me biskota, Jill: I vlerësoj të gjitha ato që ju bëni

VIDEO/ Zonja e Parë viziton Gardën Kombëtare,…
Featured image of article: VIDEO/ Zonja e Parë viziton Gardën Kombëtare, dhe i falenderon ata me biskota, Jill: I vlerësoj të gjitha ato që ju bëni    

Zonja e parë e re Jill Biden falenderoi Gardën Kombëtare ditën e premte duke shpërndarë biskota me çokollatë përkushtimin e tyre gjatë inagurimit të Biden. Lajmin e ka bërë të ditur APNews ku shkruan se Zonja e parë shkoi personalisht në vendin e tyre të fjetjes. Më tej gjatë takimit me anëtaret e Gardës Jill, kujtoi djalin e saj të ndjerë Beau, i cili ishte pjesë e Gardës Kombëtare. Ajo tha se të gjithë anëtarët e Gardës Komëbëtare  kanë një vend të veçantë në zemrën e saj dhe të gjithë familjes Biden.

“Unë thjesht dua të them faleminderit nga Presidenti Biden dhe e gjithë familja Biden. Shtëpia e Bardhë iu poqi disa biskota me çokollatë. Pra, unë jam një nënë e Gardës Kombëtare. Unë vërtet i vlerësoj të gjitha ato që ju bëni. Garda Kombëtare do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemër të të gjithë Bideneve,“tha ajo.

Kjo vizite e Zonjës së Parë ka ardhur pasi në internet janë shpërndarë disa foto të ushtërave të Gardës Kombëtare, të cilët kanë fjetur në një garazh makinash.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit