Videoja bën xhiron e rrjetit/ A po flet Pep Guardiola me të padukshmit?

Videoja bën xhiron e rrjetit/ A po…

Në përballjen e Manchester City ndaj Arsenalit, Pep Guardiola ka bërë një veprim qesharak.

Citizens ishin drejt humbjes 1-0 në gjysmëfinale të garës së dytë më të madhe në Angli, deri në momentin kur trajneri spanjoll kishte nevojë të komunikonte me asistentin e tij.

Por, Pep nuk e pa fillimisht nëse asistenti i tij ishte ulur ngjitur me të.

Në momentin që spanjolli e pa se askush nuk ishte i ulur afër tij, ai e vazhdoi bisedën vetëm me karrigen, për të krijuar kështu një situatë qesharake.

Manchester City humbi 2-0 në udhëtim te Arsenali, me këta të fundit që kaluan në finale të FA Cup falë dy golave të Pierre-Emerick Aubameyang./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit