Videoja që ‘tërboi’ rrjetin, grekët kërkojnë të futet në fuqi ‘ligji i gjakut’: Turp, vendosën në rresht djemtë tanë, asnjë shqiptar s’duhet të ketë poste drejtuese në ushtrinë greke

Videoja që ‘tërboi’ rrjetin, grekët kërkojnë të…
Featured image of article: Videoja që ‘tërboi’ rrjetin, grekët kërkojnë të futet në fuqi ‘ligji i gjakut’: Turp, vendosën në rresht djemtë tanë, asnjë shqiptar s’duhet të ketë poste drejtuese në ushtrinë greke

Grekët kërkojnë zbatimin e ‘ligjit të gjakut’! Katër ditë pas publikimit të videos që tërboi rrjetin dhe Greqinë, ku shiheshin dy shqiptarë që vinin në rresh dhe u jepnin urdhëra ushtarëve grekë, vendi fqinj, bën apel për mospranimin e këtyre pamjeve.

Në një shkrim të publikuar në Newsbreak.gr, Apostolos Kritikopulos, një ish-ushtar grek shkruan se ka ndjerë turp kur ka parë videon dhe se duhet të riorganizohet ligji për emërtimin në poste të larta në ushtri.

Kritikopulos shkruan se shqiptarët nuk duhet që të kenë poste drejtuese në institucionet greke dhe në ushtri dhe duhet që të vihet në fuqi ligji i gjakut, ku ata që do të emërtohen duhet të jenë grekë. Ish-ushtari bën me dije edhe se Shtabi i Përgjithshëm ka nisur hetimet dhe pritet që të merren masat për dy ushtarët shqiptarë në kampin ELDYK (Forca Greke në Qipro).

Shkrimi i plotë në median greke

Unë pashë një video disa ditë më parë, e cila më mërziti shumë dhe ndjeva turp. Nënoficerë me origjinë shqiptare, pra të rinj që shërbejnë në Ushtrinë Greke me gradën rreshter apo toger, një rol që i lejon ata të japin urdhra kanë kryer një veprim tepër të turpshëm. Kjo ngjarje më mbushi me trishtim, sepse djemtë grekë, të cilët ne i rrisim me përpjekje dhe me nder të veçantë që i dërgojmë për t’i shërbyer atdheut të tyre në ushtrinë tonë, u përdorën me poshtërim nga kolegët e tyre të huaj.

 

Ky fakt po hetohet nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë për sa i përket vërtetësisë së tij (mund të mos jetë ndonjë lloj provokimi), por mësova me zhgënjim se tani është e lehtë të kesh një rol. Unë kam shërbyer si rreshter rezervë në vitin 1998, unë jam i vetëdijshëm për qasjen e një nënoficeri në informacione tepër të ndjeshme dhe konfidenciale, si dhe për të drejtat që burojnë nga roli i tij hierarkik i komandimit të ushtarëve. Unë besoj se, bazuar në këtë incident fatkeq me shqiptarët, Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare duhet t’i jepet shtysë për të ripërcaktuar rregulloret për zgjedhjen e gradave në forcat tona të armatosura dhe për të futur zyrtarisht ligjin e gjakut, parakusht për zgjedhjen e tyre.

Kjo do të thotë, të kesh një nënë ose baba grek, siç përcaktohet si një parakusht për Presidentin e Republikës sonë, bazuar në nenin 31 të Kushtetutës sonë: “Kushdo me origjinë Greke nga një baba ose nënë mund të zgjidhet President i Republikës”.

Videoja që tërboi rrjetin u publikua pak ditë më parë. Pamjet e publikuara edhe nga Gazeta Atdheu tregonin dy shqiptarë në ushtrinë greke që filmonin veten teksa flisnin shqip dhe urdhëronin ushtarët grekë. Në video ata përshëndesnin edhe prezantuesin nga Kosova, Meriton Mjekiqi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit