Videoja skandaloze në varreza/ Eksperti: Megi Pojani rrezikon dënimin me burg

Videoja skandaloze në varreza/ Eksperti: Megi Pojani…

Video skandaloze me skemat tallëse në varreza mund t’i kushtojnë Megi Pojanit gjobë ose edhe dënimin me burg. Kështu ka deklaruar eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa. Ai e dënon këtë veprim të moderatores dhe ka deklaruar se ky veprim mund të dënohet me burg, nëse zbatohet ligji për “Dhunimin e Varrezave”

A jemi në kushtet e veprës penale?

NENI 118: DHUNIMI I VARREVE Dhunimi i varrezave, varreve, nxjerrja e kufomës, si dhe vjedhja e sendeve që mund të ndodhen në to, si dhe çdo veprim tjetër që ul respektin ndaj të vdekurve, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Fama nuk ngrihet mbi të vdekur, aq më shumë mbi familjarët e tu! Nëse të mungojnë lulet dhe lotët, dhuroi heshtje dhe psherëtima”, shprehet eksperti.

Ndërkohë kujtojmë se Megi dhe e motra e saj Marsela, e kanë cilësuar videon si “diçka normale”. Madje ajo është shprehur se kështu komunikon ajo me stërgjyshen dhe kjo është çështje që i përket vetëm asaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit