Me çadra në duar ata nuk kanë humbur mundësinë për të shijuar orët kur i lejohet të thyejnë karantinimin.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama kryeqyteti shihet i mbushur me pensionistë.

Pjesa më e madhe e tyre mbajnë mjete mbrojtëse si dorashkat dhe maskat. Ndërsa mbajnë edhe distancën sociale nga njëri-tjetri.

Pensionistët sot u lejuan të dalin deri në orën 10:00 dhe gjithashtu do kenë mundësi të dalin sërish nesër në të njëjtin orar.