VIDEOLAJM/ Skafi me drogë del në breg, pushuesit kapin trafikantin

VIDEOLAJM/ Skafi me drogë del në breg,…

Një video dramatike e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur një trafikant droge hidhet në tokë nga plazhistët, pasi me skafin e tij doli në breg bashkë me 800 kg kanabis.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin Sorvilan në Granada të Spanjës, ku plazhistët mbetën të befasuar nga mbërritja e skafit në breg dhe nisën të ndiqnin trafikantit, që donte të largohej, pasi po ndiqej nga policia.

Në skaf ndodheshin dy persona, të cilët nisën vrapin për t’i shpëtuar policisë, por njëri u shtri në tokë nga një plazhist, duke u mbajtur aty deri në mbërritjen e policëve. Më vonë u konfirmua se plazhisti ishte një efektiv policie me pushime. I dyshuari i dytë u kap disa minuta më vonë, pak metra nga bregu.

Autoritetet konfirmuan se në skaf ndodheshin mbi 800 kg kanabis, të ndarë me 25 pako.

VIDEO

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit