Vidhen 9 500 € në Aeroportin e Rinasit

Vidhen 9 500 € në Aeroportin e…

Një grabitje ka ndodhur në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, ku një qytetari i janë vjedhur 9 500 euro që i kishte në një valixhe.

Nga raportimet mësohet se bëhet fjalë për qytetarin me inicialet A. K., i cili ka qenë duke udhëtuar drejt Italisë. Shumën e eurove ai i kishte futur në valixhe, dhe dyshohet se është vjedhur nga punonjësit e kontrollit.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, dhe rezulton që në datën 11 janar 2024 të jetë bërë një kallëzim në polici, ku aktualisht rasti po hetohet nga prokuroria e Tiranës. Hetimet janë përqëndruar për të zbuluar identitetin e shtetasve që bënë grabitjen.

…kam ardhur në komisariatin e policisë Rinas pasi më datën 7 janar 2024 jam telefonuar nga miku im A.K, i cili me ka komunikuar që ka udhëtuar me linjën “Wizzer Rinas-Vicne”.

Pasi ka arritur në Vjenë pa dalë nga aeroporti ka konstatuar se valixhja e tij ishte hapur dhe vjedhur një shumë prej 9 500 eurosh.

Duke qënë që kam rënë në dijeni të vepres penale të vjedhjes kërkoj që të regjistrohet procedimi penal dhe të hetohet kjo çështje e rëndë…”-thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore.

Rasti në fjalë është i përsëritur, pasi shumë qytetarë edhe më herët kanë raportuar për humbjen e sendeve të tyre personale në aeroport, madje dhe shumave monetare. Ky fenomen vë në pikëpyetje sigurinë e aeroportit më të madh ndërkombëtar në vend!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit