Vidhen turistët në Vlorë, elementi i sigurisë baza e turizmit të qëndrueshëm

Vidhen turistët në Vlorë, elementi i sigurisë…

Një ngjarje që sigurisht nuk e promovon aspak turizmin në Shqipëri, ka ndodhur ditën e djeshme në Vlorë, në zonën e Ujit të Ftohtë.

Një çift turistësh italianë që kishin parkuar makinën e tyre buzë rrugës për të ngrënë një drekë në një nga restorantet e këtij qyteti kanë mbetur pa fjalë kur janë kthyer për të marrë makinën.

Ata vunë re me tmerr se xhami i mjetit ishte thyer dhe se ishin grabitur disa sende personale, mes të cilave dyshohet edhe rreth 2500 euro.

Policia u njoftua dhe mësohet se ka shoqëruar disa persona.

Sektori i turizmit po kthehet për Shqipërinë në një motor të rëndësishëm ekonomik ndërsa operatorët vendas po bëjnë përpjekje të shtojnë ofertën turistike jo vetëm në hapësirën detare por edhe turizmin kulturor dhe atë natyror.

Krahas pika të dobëta që kemi në sektorin e turizmit sa i takon shërbimit apo infrastrukturës qëndron edhe siguria. Elementi  sigurisë është ndër më kryesorët. A do të zgjidhnit ju të kalonit pushimet tuaja në një vend që edhe pse ka bukuri të rralla natyrore është i pasigurt dhe ndiheni të kërcënuar se mund t’ju vjedhin?

Për të krijuar një sistem të qëndrueshëm turistik duhet te mos neglizhohen së pari te siguria në zona turistike duke vijuar me sigurinë e klientëve në lidhje me të drejtat e konsumatorit, standardet e ndërtimeve, higjienës, shërbimeve shëndetësore etj

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit