Vidhet transformatori i energjisë elektrike në Mat, 160 familje mbesin në errësirë

Vidhet transformatori i energjisë elektrike në Mat,…

Në fshatin Zenisht të Bashkisë Mat banorët e këtij fshati kanë nisur të kenë mungesë të energjisë elektrike, pasi mësohet se persona të paidentifikuar kanë vjedhur transformatorin e energjisë elektrike të këtij fshati mbrëmjen e së dielës. Si pasojë  e kësaj ngjarjeje, kanë mbetur pa drita më shumë se 160 familje.Bëhet e ditur se transformatori i këtij fshati ndodhet vetëm 5 m larg rrugës Ura e Matit – Rrëshen, ndërsa hajdutët nuk janë konstatuar nga policia dhe kanë çmontuar çdo element të transformatorit. Sa u përket banorëve të cilët kanë mbetur në errësirë, ata shprehen se ky nuk është rasti i parë që vidhet në fshatin e tyre pasi prej kohësh, ky fenomen është prezent në këtë fshat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit