Vidhnin rroba në Itali dhe i sillnin në Shqipëri, shkatërrohet banda shqiptare

Vidhnin rroba në Itali dhe i sillnin…

Autoritetet në Itali kanë arrestuar 5 persona. Dy gra dhe tre burra, me origjinë nga Shqipëria kanë rënë në prangat e policisë italiane, teksa vidhnin rroba në qendrat tregtare italiane, dhe i sillnin kontrabandë në Shqipëri. Veç të prangosurve, policia ka sekuestruar edhe mallin që kishte vjedhur banda dhe që llogaritet të ketë një vlerë prej rreth 8 mijë euro. Grabitësit u kapën teksa vidhnin në qendrën tregtare l’Adriatico 2 në Portogruaro për grabitje të parregullt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit