Vidhnin skafe, goditet banda shqiptare në Greqi, mes të arrestuarve edhe 4 femra

Vidhnin skafe, goditet banda shqiptare në Greqi,…

Goditet në Greqi një bandë shqiptarësh që vidhnin skafe. Operacioni i policise greke eshte zhvilluar ne ne Patra, Agrinjo, Astako dhe Ksiromero Aitiloakarnania. Sipas policisë, në pranga janë vënë 8 shtetas shqiptarë, 4 meshkuj dhe 4 femra.

Nga hetimet ka rezultuar se grupi kriminal dyshohet për 10 vjedhje dhe 2 tentativa vjedhje skafesh, 21 vjedhje motora skafesh, 3 vjedhje magazinash, 2 vjedhje trailer transporti skafesh, 4 vjedhje nëpër automjete, 8 vjedhje kafshësh me në total 55 qengja.

Sendet e vjedhura grupi kriminal i çonte në Shqiperi duke i kaluar nga dogana me dokumenta të falsifikuara.

Veprimtarine e tyre e pezulloi përkohësisht situata me pandeminë, pasi kreu i grupit nuk mundi të hynte për një periudhë nga Shqiperia në Greqi.

Gjatë kësaj periudhe një pjese e grupit u mor me grabitje kafshësh ndërsa një pjesë tjetër shfrytezonin për prostitucion një vajze të mitur. Për këtë të fundit janë në kërkim edhe dy shtetas të tjerë./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit