Vidhte banesat e dëmtuara nga tërmeti, pranga 35-vjeçarit në Durrës

Vidhte banesat e dëmtuara nga tërmeti, pranga…

Një 35-vjeçar u vu në pranga nga policia e Durrësit. Burime zyrtare njoftuan sot se 35-vjeçari dyshohet se ka vjedhur të paktën 7 banesa dhe disa pallate, duke përfituar nga dëmtimet e banesave nga tërmeti.

Ai dyshohet se vidhte mobiljet e shtëpive, por dhe matësat e ujit dhe energjisë elektrike në pallate të dëmtuara, kryesisht në lagjet 17 dhe 18 në Durrës.

Prokuroria e Durrësit po vazhdon hetimet.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit