Vidhte farmacitë dhe institucionet financiare në Tiranë, 22-vjeçari u arratis drejt Kosovës, mori identitetin e futbollistit për të humbur gjurmët

Vidhte farmacitë dhe institucionet financiare në Tiranë,…

Policia e Tiranës ka dhënë njoftimin zyrtar për arrestimin e Kristi Çinarit, të riut që ishte kthyer në ‘tmerrin’ e farmacive dhe pikave të ndryshme financiare në vend. Policia bën të ditur se 22-vjeçari ishte duke kryer një tjetër vjedhje por këtë radhë në Kosovë, aty ku kishte ndërruar dhe identitetin.

I riu është autor i:

I vjedhjes me pistoletë çakmak të një sasie vlere monetare në filialin e një institucioni për dhenie kredie, ngjarje e ndodhur më datë 23.01.2021, rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”;

I vjedhjes me pistoletë çakmak të një sasie vlere monetare në një farmaci, ngjarje e ndodhur me datë 21.01.2021, në bulevardin Zhan D’ark.

I tentativës për vjedhje të zyrave të UKT-së, ngjarje e ndodhur më datë 08.02.2021, në rrugën “Sitko Çiço”;

Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe iu sekuestruan një pistoletë çakmak, e cila është përdorur për kryerjen e vjedhjeve(fiksuar nga kamerat e sigurisë), dokumente të ndryshme dhe një kartë identiteti e shtetit kosovar, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Çinari në fakt është një person që nuk rezulton banor në Tiranë, ai nuk ka strehë dhe aktiviteti i tij prej vitesh ka qenë të merret me grabitjet e farmacive dhe të pikave të vogla financiare. Kristi Çinari ka jetuar për disa vite jashtë shtetit, ndërsa aktualisht ndodhet në Tiranë ku i është rikthyer aktivitetit të tij.

Ai do të akuzohet për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja” e mbetur në tentativë dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

NJOFTIMI:

I shpallur në kërkim për dy vjedhje nën kërcënimin e armës, tenton të kryejë sërish vjedhje, por vihet në pranga nga Policia, 22-vjeçari. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve me dhunë apo me armë, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, evidentimin dhe kapjen e autorëve, si rezultat i një pune intensive dhe të mirorganizuar, nga shërbimet e Komisariatit Nr. 4 u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit K. Ç., 22 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me armë”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariatet e Policisë Nr. 1 dhe Nr. 4, si autor i dyshuar për vjedhjen e një filiali të një institucioni për dhenie kredie, për vjedhjen e një farmacie, si dhe për tentativë vjedhje të një pike UKT-je, konkretisht: I vjedhjes me pistoletë çakmak të një sasie vlere monetare në filialin e një institucioni për dhenie kredie, ngjarje e ndodhur më datë 23.01.2021, rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”; I vjedhjes me pistoletë çakmak të një sasie vlere monetare në një farmaci, ngjarje e ndodhur me datë 21.01.2021, në bulevardin Zhan D’ark. I tentativës për vjedhje të zyrave të UKT-së, ngjarje e ndodhur më datë 08.02.2021, në rrugën “Sitko Çiço”; Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe iu sekuestruan një pistoletë çakmak, e cila është përdorur për kryerjen e vjedhjeve(fiksuar nga kamerat e sigurisë), dokumente të ndryshme dhe një kartë identiteti e shtetit kosovar, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja” e mbetur në tentativë dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit