Vihet në pranga dhëndri i Qazim Sejdinit, reagon Policia: Ja si ndodhi ngjarja në Elbasan

Vihet në pranga dhëndri i Qazim Sejdinit,…

Policia e Elbasanit ka reaguar sërish në lidhje me vrasjen e Florian Lamçes mëngjesin e sotëm.

Policia shprehet se ka vënë në pranga dy autorët e dëshuar, dhëndrin e Qazim Sejdinit, ish-kryetarit të Bashkisë në Elbasan, Sokol Sanxhaktarin, si dhe shokun e tij Adriano Hajdarin.

Viktima Florian Lamçja, sipas Policisë, kishte qenë duke pirë me dy autorët deri në orët e para të mëngjesit.

Më pas, nisi një sherr banal, që shkoi në dhunë verbale.

Viktima dyshohet se është qëlluar me shishe birre në kokë, që i kanë sjellë edhe vdekjen.

Florian Lamçja është vëllai i Olti Lamçja, i cili disa vite më pare ka vrarë me arme zjarri pronarin e një diskoje në Elbasan, Almir Canin.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku humbi jetën shtetasi F. L., 30 vjeç.

Vihen në pranga 2 shtetas, autorë të dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit.

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ku shtetasit A. H., 42 vjeç, S. S., 34 vjeç dhe F. L., 30 vjeç, në gjendje të dehur ishin mkofliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta, për motive të dobëta dhe si pasojë e plagëve të marra shtetasi F. L., ndërroi jetë në spital, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u bë e mundur kapja e autorëve të dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

H., 42 vjeç dhe S. S., 34 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, rreth orës 04:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku në bashkëpunim njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me sende të forta shtetasin F. L.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vrasja me dashje” e kryer në bashkëpunim.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit