Vijojnë denoncimet/ Celibashi lë pa pagesë numëruesit e votave të diasporës!

Vijojnë denoncimet/ Celibashi lë pa pagesë numëruesit…

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania dhe ka ngritur një shqetësim lidhur me vonesat në pagesat e numëruesve të votave të diasporës gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare të 11 Majit. Qytetari tregon në mesazhin denoncues se procesi i numërimit ka zgjatur 9 ditë për shkak të ndërlikimeve me hapjen e dyfishtë të zarfeve dhe ngarkesës së madhe të punës.

Kujtojmë se në këto zgjedhje parlamentare procesi i numërimit të votave të diasporës ka qenë i vështirë pasi numëruesve iu është dashur të kalojnë në 3 procese. Hapej zarfi B, brenda të cilit ishte Zarfi A, merrej vota dhe më pas kalohej në skaner, një proces i ndërlikuar i pranuar edhe nga kryekomisioneri Celibashi në daljet e tij publike gjatë procesit të numërimit, pasi vlen të theksohet që edhe vonesa e procesit të numërimit të votës së diasporë ishte pikërisht për këtë proces të lodhshëm që bënte që herë pas here numëruesit dhe komisionerët të bënin pushime të shpeshta.

E ndonëse puna ka qenë e trefishtë, pasi kalonte në 3 procese, numëruesit e votave ende nuk kanë marrë pagesën e miratuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, pagesë prej 15.200 lekësh për secilin. Kalimi i këtyre pagesave po vonohet prej më shumë se 1 muaji. Deputetët e dalë nga këto zgjedhje parlamentare për pak muaj do të ulen në karriget e Kuvendit të republikës së Shqipërisë, teksa kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ende nuk ka paguar punonjësit që kanë qenë në gatishmëri gjatë këtyre zgjedhjeve, pasi vlen të theksohet që JOQ edhe më herët ka publikuar denoncime të numëruesve dhe komisionervë të cilët ankohen se ende nuk i kanë marrë lekët për punën e bërë.

“Përshëndetje! Doje te shprehja nje shqetësim. Kemi qenë numërues për votat e diasporës, kemi qendurar 9 ditë duke numëruar votat se aq zgjati numërimi, një proces shume i vështire se kishte hapjen e 2 zarfave. Ka patur shume pune dhe KQZ mori vendimin qe te na paguante shumë pak 15200 dhe ato u bënë ma shume se nje muaj e gjysëm qe nuk po na i kalojne ,ua kanë kaluar vetem nje pjese ,jo të gjitheve se nuk ka fonde. E ta mendosh qe nje vote emigranti I ka kushtuar shtetit shqiptar 250 euro kurse ne qe kem qendruar 9 dite duke i numeruar nuk ka fonde:, shkruan qytetari.

Qytetari thekson se arsyeja e kësaj vonese është mungesa e fondeve, por vlen të theksohet se një votë e hedhur nga shqiptarët e diasporës i ka kushtuar shtetit rreth 250 euro, teksa ata që kanë numëruar votat, por jo vetëm ende nuk kanë marrë pagën e tyre për ditët që qëndruan përgjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit. Në këto kushte e vetmja thirrje i drejtohet Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, kryekomisionerit Ilirjan Celibashi i cili duhet të hedhë rrogat për numëruesit dhe komisionerët të cilët i janë përgjigjur me punë në këto zgjedhje parlamentare. Nëse është mungesa e fondeve shkaku, sërish duhet që KQZ të koordinohet me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë që është institucioni kryesor që lëshon fondet për institucionet e tjera publike shtetërore.

Kujtojmë se në shtator të vitit 2024 qeveria miratoi një fond shtesë prej 351 milion lekësh për KQZ lidhur me votën e diasporës nga të cilat 250 milionë lekë ishin destinuar për përgatitje të procedurave zgjedhore dhe 101 milionë lekë për shpenzime adminsitrative brenda institucionit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit